• |
ide | kryesore

Aurela Hoxha rrëfen skenat nudo në fimin “Dashuri në Bjeshkët e Namuna” (Foto + Video)

Arkiva, Paparazzi
Aurela3.jpg



Modelja e njohur Aurela Hoxha, mes shumë projekteve te reja televizive, së fundi është angazhuar në rolin e aktores në filmin “Dashuri në Bjeshkët e Namuna”, xhirimet e të cilit kanë filluar prej disa muajsh. Për modelen nuk kanë qenë të pakta komentet dhe reagime në rrjetet sociale për rolin e saj të ri apo edhe për skenat sensuale dhe provokuese në film. (minuta 10 në videon e mëposhtme)E ftuar për të treguar më shumë për këtë eksperiencë dhe për projektet e saj të reja pasditen e sotme në Tv Klan, Aurela ndau me publikun disa prej emocioneve që i ka falur ky projekt.

Por përveҫ filmit, modelja nuk e ka lënë pas dore edhe punën e saj, menaxhimin e dy bizneseve private në Tiranë, udhëtimet, fotografinë dhe ҫdo event që i ushqen pasionin për modën.

Me kaq shumë angazhime dhe kaq shumë punë njëherësh, është e natyrshme pyetja “ku e sheh Aurela veten pas 10-vjetësh?” Pyetjes së Rudinës për këtë, blogerja e njohur i përgjigjet:

“Unë, në fakt, nuk bëj shumë plane. Deri tani kam bërë ҫdo gjë që më ka pëlqyer dhe besoj kështu do jetë. Nuk e di se si do jem dhe ku do jem pas 10-vjetësh, por besoj se gjithҫka do të jetë e lidhur me ekranin. Dashurinë time më të madhe ia kam dhënë ekranit… Nuk e mendoj dot veten time larg tij.”

Edhe pse është rritur në ekran, Aurela është kujdesur që ta mbajë larg vëmendjes së publikut jetën private. Por jashtë dëshirës së saj, një divorc i lënë pas krahëve pas një marrëdhenieje 10-vjeҫare nuk ka kaluar qetësisht. E pyetur nëse ka ndonjë gjë të re nga jeta private pas një martese të lënë pas krahëve, Aurela vazhdon të jetë fanatike dhe dëshiron që këtë pjesë ta mbajë për vete:

“Ka qenë një zgjedhje e imja që të mos flitet për pjesën personale dhe private në publik. Kjo edhe për shkak të natyrës sime. Jam shumë e butë dhe e ndjeshme. Edhe kur u fol në publik për jetën time private ka qenë jashtë dëshirës sime”, – thotë ajo duke këmbëngulur se kështu do të vazhdojë të mendojë: “Nuk mendoj që jam gati të ndaj gjërat e mia private me publikun…”/class