• |
ide | kryesore

Tjetër barazim për Skënderbeun: Agostineli: Nuk na dhanë një penallti

Arkiva, Sport
awdewerwerd.jpg



Skënderbeu shënoi barazimin e tretë në radhë në Superligë. Pas Luftëtarit dhe Vllaznisë, vjen një tjetër 0-0 përballë Teutës në Durrës. Ajo që ka shtuar krizën te skuadra korçare ishte mos shënimi i një goli pavarësisht rasteve të shumta. Sulmuesit Salihi dhe James kanë humur shumë raste para portës. Trajneri Agostineli pranon se ka një problem te skuadra e tij, por thekson se iu, mohua një penallti në këtë takim.  

“Është një moment “jo” për ne. Po shoh tani që edhe rasti i Salihit ka qenë penallti, por nuk na u akordua. Është problem për momentin shënimi i golit. Kemi një problem momental. U kam bërë komplimenta lojtarëve. Unë i kam vënë lojtarët në fushë në vendin që duhet, por skam çfarë të bëj që topi nuk futet në portë. Mund të jetë edhe psikologjike. Ne jemi duke punuar për këtë. Jemi edhe të mërzitur për këtë. Ne kemi krijuar shumë raste. Prapa nuk kemi pasur probleme. Gjithsesi nuk na dhanë një penallti” – thotë Agostineli për Supersport.

Skënderbeu është skuadra që ka marrë më shumë penallti në këtë sezon të Superligës duke ngritur shpesh dyshime për favorizim. Me këtë barazim Skënderbeu qëndron përkohësisht në vendin e parë me 29 pikë i ndjekur nga Kukësi me 28 pikë dhe Partizani me 25 pikë. Kukësi pret këtë javë Flamurtarin ndërsa Partizani, Laçin./lapsi.al/