• |
ide | kryesore

Ledina Çelo me bythën jashtë

Arkiva, Blog
ledina.jpg



Bleonizimi ka prekur më në fund edhe një nga zërat më të mirë të muzikës së lehtë shqiptare, Ledina Çelon që u shfaq këtë të mërkurë në rolin e prezantueses së festivalit të 55 të këngës në RTVSH. E zhdukur për një kohë të gjatë nga skena dhe nga sytë e fansave të saj, për çudinë e publikut Ledina u shfaq me kofshët dhe të pastmet jashtë. Ajo zgjodhi mënyrën e saj për të bërë bujë sipas një modeli tashmë të instaluar në shoëbizin shqiptar. Ajo u shfaq në pjesën e dytë të mbrëmjes së djeshme me një fustan krejtësisht transparent.

E çuditshmja është se pak ditë përpara eksperiencës së saj të dytë si prezantuese, Ledina, në një intervistë deklaroi se ajo e ka bërë tashmë kohën e saj, përsa i përket konkurimit në festivële. Ajo tha se tani ishte koha që ti linte vend të rinjve të garonin në këtë fushë.

Por, në ndryshim me këtë filozofi ajo zgjodhi një tjetër pistë konkurimi: atë të joshjes trupore.

Nuk ka dyshim, duhet thënë pa asnjë droje se Ledina Çelo, me gjithë moshën e saj, është në një formë të shkëlqyer. Ajo ngjan më shumë me ndonjë nga ato adoleshentet buzëqumësht që sapo kanë dalë në skenë sesa me një bashkëshorte disa vjeçare dhe nënë të dy fëmijëve.

Por, problemi është se me rikthimin e saj, pas shumë kohe mungesash, ajo zgjodhi të konkuroje, jo më zërin e saj të fuqishëm, por me asetin e saj të dytë.

Ajo nuk zgjodhi këtë herë ti gëzojë fansat e vjetër me vokalin e saj, por me hijeshine dhe sexapelin e trupit të saj.

Dhe kjo është fatkeqsia, ajo tregoi, pas një mungese të gjatë se zgjodhi të rikthehet si viktimë e trendit të kohës. Vendosi të rikthehet sipas një mentaliteti të vajzave që bëjnë videoklipe për të shitur trupin e tyre. Ajo vendosi të rikthehet sipas një filozofie qe e sheh femrën si objekt dhe e lartëson atë për vlerat mishtore të të qenies së saj.

Ledina Çelon, të rikthyer pas shumë kohësh, këtë herë e mundi shija e vulgut. Ajo tregoi se rruga e bleonizimit dhe çiljetizimit është më e thjeshtë dhe më e lehtë. Me anë të saj bën padyshim më shumëzhurmë. Prandaj ajo u shfaq mbrëmë në skenë me bythën nga publiku. (T.Çela/Lapsi.al)



3 Comments

  1. tregumediatik.com

    Bleonizimi ka quajtur me te drejte T.Cela tendencen per te nxjerre bythen dhe pidhin jashte ne publik. E ndoqi L. Celo ashtu si plot tjera. Ato bejne zgjedhjen e tyre. Prezantimi ne publik te beje zgjedhjen e duhur! Ti prezantoje jo si kengetare, artiste, por si PORNOSTARE! Ky eshte termi i duhur. Keshtu dhe behemi realiste dhe ne si popull se festivali i kenges ne RTSH u prezantua nga PORNOSTARJA filan fisteku. Apo me mire akoma, te thuhet se arti skenik ne Shqiperi eshte marre me prokurim te drejtperdrejt nga Pornografia skenike. Suksese ne seks, me falni…ne jete!

  2. Dalja e saj tregon ne rradhe

    Dalja e saj tregon ne rradhe te pare se sa koqe femer eshte. Dalja e saj tregon qe debiliteti eshte kthyer ne norme dhe e ka emrin normalitet

  3. RTSH eshte nje televizion

    RTSH eshte nje televizion shteteror publik e nuk ka sepse ti sulemi vetem kesaj kengetareje qe e paskej bere kete "mekate" duke krijuar edhe ryma seksualiste "bleoniziste" apo "ciljetiziste", sikur qenkan keto qe kane krijuar kete prirje ne skenat e botes. Sigurisht qe edhe Ledina ka kusuret e saj qe ka dale me veshjen e rekomanduar nga stilisti, por RTSH e organizatoret e festivalit jane ata qe pergjigjen per paraqitjen publike te evenimentit artistik. Per mendimin tim, paraqitjet skenike te zhveshur te femrave kengetare, mund te quhet ne te njejten kohe diskriminimi e vetediskriminimi e femrave. Eshte hipokrizi qe nga njera ane te besh sikur lufton diskriminimin e femres, e nga ana tjeter ta trajtosh ate jo si nje qenie te barabarte me meshkujt, por thjeshte si objekt seksi per ta. Perse duheshkan propoganduar mediatikisht femrat qe zbulojne te pasmet e tyre ? A mos me kete po pranojme homoseksualizmin si vlere ne rritje te shoqerise, e meqe numuri i homoseksualeve eshte ne rritje, ne vend te te pasmeve te meshkujve, te ndillen seksualisht meshkujt me te pasmet e femrave ? Ka ne shume vende te botes se zhvilluar, revista apo gazeta erotike deri pornografike, por me duket shume shqetesuese, qe pothuajse ne te gjitha faqet e mediave shqiptare, ju behet reklame, te pasmeve me "seksi" te femrave.