• |
ide | kryesore

Sekretet e femrave për të arritur disa herë orgazmën

Arkiva, Stil
is-female-orgasm-good-for-fertility.png



Në zbulimin e këtij misteri na ndihmon studimi i ri i platformës “Omgyes”, të cilin e ka udhëhequr Debby Herbenick. Në këtë hulumtim ajo ka intervistuar 1055 femra të moshës midis 18 dhe 95 vjeç. Ato i kanë treguar që vetëm 47% e tyre në jetë kanë përjetuar orgazëm të shumëfishtë. 
Pjesa interesante është se shumica e këtyre femrave pas orgazmës së parë të shumëfishtë kanë përdorur një teknikë tjetër për arritjen e orgazmës pasuese.
Kjo do të thotë se truku për arritjen e asaj të cilën shumica e femrave lakmojnë është në zbulimin e një metode dhe aplikimin e saj. 
Dhe “truku” pikërisht është te “ndryshimi i gjërave”.
Studimi thekson se femrat besojnë se nuk do të mund të arrijnë orgazëm të shumëfishtë, sepse janë tepër të ndjeshme pas klimaksit. Për këtë ato mund të vazhdojnë dhe më shumë të zgjasin kënaqësitë e tyre. 
Rekomandohet kalimi në lëvizje të lehta, të buta pas arritjes së parë të orgazmës, në mënyrë që të mundësojnë valën tjetër të kënaqësisë.
Pas orgazmës, 53% e femrave të cilat kanë pasur sukses të arrijnë orgazmën e shumëfishtë kthehen në lëvizjet e mëparshme – në pjesët më pak të ndjeshme apo në lëvizje më të buta. Pastaj shumica arrijnë orgazmën e dytë duke ndryshuar teknikën e cila ka pasur sukses në orgazmën e parë – thekson autorja e studimit.
Sukses i madh në këtë hulumtim është zbulimi që trupi të trajtohet pas orgazmës së parë sikur të jetë plotësisht trup tjetër, me të tjera dëshira.
Supozohet që femrat nuk do të duhej të thonë “mos e ndërprit, por të lutem vazhdo edhe pak”.