• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shqiptari Ermal Meta këtë vit mes BIG-ëve të Sanremo

Arkiva, Stil
6f98f8ef110bf1f07a547f82b4b6a1d6.jpg



“Nuk e konsideroj festivalin e Sanremo një garë, sepse nëse flitet për muzikë nuk mund të flasësh për garë. Është si të gërmosh në ujë. E pamundur!”. Janë fjalët e shqiptarit Ermal Meta që këtë herë do të debutojë me “big” –ët e Sanremo (pas një vendi të tretë në kategorinë e të rinjve një vit më parë), shkruan lapsi.al.

“Ka diferencë me të kaluarën dhe vëmendja e publikut është më e lartë. Njerëzit do të jenë më të afërt dhe detajet më të dukshme, por unë do të jem i kujdesshëm” – thotë për ANSA kantautori shqiptar. Këtë vit në Sanremo ai do të prezantohet me këngën “Vietato morire” që flet për dhunën.

“Mbi gratë, mbi fëmijët dhe të gjitha qeniet njerëzore. Është edhe autobiografi” – thotë Meta. “Kënga ime është një himn për jetën. Jeta duhet parë në fytyrë dhe jo nga pas”. Edhe albumi i tij i ri do të ketë këtë emër./lapsi.al/