• |
ide | kryesore

Përse nuk duhet lejuar “shqiponja” e ushtarëve në Greqi

Arkiva, Blog
panajot barka.jpg



Nga Panajot Barka                                    

Akti i shtatë rekruteve në repartin ushtarak të Mesollongjit të ushtrisë greke, të cilët rezultuan se ishin shqiptarë e që me vullnetin e tyre të lirë kërkuan të bëhen shtetas grekë, provokuan perseri klimë konfrontuese në mjediset publike dhe politike të të dy vendeve. Në palën greke, edhe pse në menyrë të përmbajtur, vihen re qendrimet denoncuese ndaj këtij akti si të tillë me kërkesa për denimin e autoreve. Në palën shqiptare shpaloset masiviteti për të denuar qendrimin grek duke e paraqitur Greqinë si shtet me kulturë raciste, nacionaliste, shkelese të të drejtave të njeriut. Njëkohësisht bashkë me përpjekjet për të heroizuar të rinjtë në aktin e tyre kërkohet të ushqehet nacionaliszmi shqiptar në dimesionin e tij antihelen.

Në palën greke, duke përsfshirë institucionet shtetërore me në krye Ministrin e Mbrojtjes Kamenon, kërkohet që akti të mos tolerohet dhe të veprojë ligji. Nga ana tjetër, është e dukshme tendenca, civile dhe shtetërore, medjatike dhe intelektuale, që të mos i fryhet zjarrit që mund të përndez një urejtje kolektive, sidomos ndaj emigranteve shqiptarë në Greqi.

Ajo që ngatërrohet në Shqipëri është fakti se manifestimi i simbolit etnik shqiptar nga të rinjtë rekrut ndodhi në një repart ushtarak dhe jo në jetën civile. Në një repart ushtarak, qoftë të Greqisë, të Shqipërisë, të Amerikës, të Kanadas etj rekruti ushtarak betohet para flamurit kombëtar të atij shteti për të mbrojtur dhe me jeten e vet interesat kombëtare të atij shteti. Madje edhe betimi civil për të fituar nenshtetësinë të njejtë formulë ka, -përkushtimin i ndërgjegjshëm ndaj ineteresave kombëtare të atij shteti. Akti deheroik përm këta të rinj, që do të thotë se ata formalisht betohen ushtarakisht para flamurit grek si nënshtetas grek, por në fakt betohen para flamurit shqiptar, përbën një akt të paktën moralisht pse jo dhe juridikisht të denueshëm. Nga ana tjetër përpjekja për t’i trajtuar këta të rinj si viktima të nacionalizmit grek, pra si kandidatë për t’i shpallur heronj, u heq atyre, por edhe mjedisit publik të drejtën për ta toleruar rastin.

Por kur në Shqipëri shpallet hero një i ri që rrembën një autobuz me nënshtetas grekë me pasojë vdekjen e dy prej tyre, apo të burgosur në Greqi për vepra të renda penale, ashtu si heroin e preferuar të dronit në Beograd, klima e debatit të nisur tregon se pret një denim të tyre të mundshëm, larg qoftë, për t’i shpallur heronj dhe për të nisur një fushatë tjetër antihelene.

Këtu nuk bëhet fjalë për pjesëmarrje individesh në ekipe sportive, grupe kulturore etj, ku kërkohet thjesht kontributi individual nëpërmjet talentit personal për ngjyrat e një klubi apo të grupit artistik privat. Por për ushtrinë si një instrument shtetëror garant i sigurisë kombëtare dhe shtetërore, funksionimi i të cilit kërkon mbi të gjitha një shkallë të lartë ndërgjegjeje kombëtare, besnikerie dhe përkushtimi ndaj idealeve të atdheut dhe kombit të cilit i shërbën.

Nuk bëhet fjalë as për jetën civile. Në Greqi, toleranca në këtë drejtim është e njohur deri në kufijt e të qenit e kritikueshme. Dihet p.sh që në orkestren simfonike  të Radiotelevizionit Publik Grek ERT,  ka instrumentistë shqiptarë të cilët kur ekzekutohej himni kombëtar grek apo pjesë të tjera të këtij karakteri, ata nuk i interpretonin dhe askush nuk u thoshte një gjysem fjale. Dihet psh, që në shumë shkolla greke nxënësit nuk duan të dëgjojnë mësimin për historinë e Greqisë dhe nuk mirret asnjë masë. Ose janë evidentuar raste, si në Korinth, që nxënës shqiptarë duke marr mesazhe nëpërmjet telefonit iu imponuan me dhunë mësuesës që te ndryshojë përmbajtjen e mësimit të historisë. Ose që opinioni publik grek iu imponua mentalitetit që nuk lëjonte nxënësit shqiptarë të mbanin flamurin grek në veprimtari të karakterit kombëtar grek. Ose, dihet toleranca e institucioneve greke ndaj arogancës së bibliografisë shqiptare që pretendon gjithë arsenalin kulturor të lashtesisë greke për të ngritur një mit kombëtar shqiptar. Dihet që organët shtetërore greke kanë fshehur shpesh shifrat e veprave penale të shqiptarëve në Greqi vetëm për të mos lëjuar shpërthimin e antishqiptarizmit.

Por në fund të fundit një milion shqiptar që kaluan në Greqi, me një shifër konstante permanente prej më shumë se 600 mijë, nuk vajtën aty me ftesën greke. Dhe ishte e para shoqëria dhe më pas shteti grek që i priten, u dhanë strehë, punë, qytetari, kulturë. Dhe askush nga emigrantët nuk u pengua që të demonstrojë identitetin e vet etnik në çdo formë qoftë ai. (Tjetër gjë është karakteristika e përshtatjes shqiptare për të perfituar sa më shumë). Kuptohet, se në gjithë këtë shpërngulje dhe lëvizje paqësore të kësaj popullate nga Shqipëria për në Greqi, do të ketë edhe qëndrime të padenja nga populli pritës. Por këto rastësi në një akt me përmasa dhe vlera historike, kur shumëzohen me zero, ose nxihet, kjo besoj se nuk mund të tolerohet. Në këtë kendveshtrim, çfarë niveli tolerance kërkohet nga një shoqëri dhe një shtet për të qenë e pranueshme nga mentaliteti shqiptar, aq me tëpër kur kjo mirret si dobësi dhe si tregues për të rritur dozat nacionaliste të antihelenizmit shqiptar.

Merret me mend se çfarë mund të ndodh nëse në një repart të ushtrisë shqiptare një nënshtetas rekrut qoftë ose jo grek, do të kishte guxuar të demonstronte publikisht simbolet kombëtare greke, apo të një shteti tjetër ndaj të cilit dozat nacionaliste dhe të armiqësisë janë në rritje. Lë të mos harrojmë se shteti shqiptar hoqi nga ushtria shqiptare gati 400 oficerë ushtarakë me origjinë greke, nuk la pothuaj asnjë oficerë policie dhe as mund të bëhet fjalë për pjesëmarrje të tyre në shërbime sekrete. Dhe bëhet fjalë për qytetarë me kombësi greke që kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë, që kanë treguar devotshmeri të shkallës më të lartë për shtetin shqiptar, që kontribuan në të gjitha drejtimet për shtetin shqiptar.

Por pozat civilizuese ne Shqipëri, nuk mund të kenë vlerë kur paraqesin si vepra patriotike apo kombëtariste shqiptare, rastet e heqjës së flamurit këmbëtar grek nga shtëpia private e minoritarëve grekë, kur heshtin për rastet e ekstremisteve të ndryshëm që futen natën në shtepitë e minoritarëve, i kthejnë ato përmbys pa vjedhur asgjë, (pra e bëjnë për të ngjallur panik) por kur gjejnë simbolet e tyre kombëtare i marrin dhe i djegin pa patur frikë se do zbulohen ndonjëherë. Kur flamuri grek, edhe pse midis flamurit shqiptar dhe atij të BE-së hiqet nga një biznes privat mu në zemër të Dropullit, apo nga zyrat qëndrore të OMONIAS. Kur u bëhet jehonë thirjeve që të debohen minoritarët nga shtëpitë e tyre, ose kur minoritarët nuk lëjohen të shprehen për të drejtat e tyre pasi këtë rol përfaqësues të tyre e marrin në dorë zedhënësit e nacionalizmit shqiptar. Kur këtij minoriteti me menyra nga më monstrouze, që i tejkalojnë ato të perandorisë Otomane, i rrembëhen padrejtësisht mijra hektarë tokë. Kur ky minoritet viktimizohet apo mirret peng në emër të reciprociteteve të paqena dhe të shfryrjes së pezmit antihelen.

Së fundi, nuk është as e ndershme e as dinjitoze, përpjekja që bëhet, që për të minimizuar efektet e gjestit të të rinjve rekrutë shqiptarë në ushtrinë greke thuhet se nuk përbën një provokim apo fyerje për ushtrinë greke se Shqipëria dhe Greqia nuk janë vende në gjendje lufte, se jemi vende anëtarë të NATO-s, kemi nënshkruar traktatin e miqësisë etj, etj. Harrohet tymnaja e Ligjit të Luftë midis dy vendeve që mbahet gjallë dhe ushqehet dhe nga politika zyrtare. Po ashtu fakti që shqiponja e pëllembave shfaqet në ushtrinë Greke, nuk është çeshtje simboli shekullor i shqiptarëve, për arsye se Kastriotët e trashëguan nga krushqit e tyre Muzakët (me origjinë mollose) që e kishin fituar si nderim nga perandori bizantin për shkak të shërbimeve ndaj tij kundër bullgarëve. Pra ai shfaqet, aq me tëpër në ushtri, si simbol etnik i një vendi që e shton retoriken nacionaliste në dëm të Greqisë dhe harta me Shqipërinë e madhe është vendosur dhe në instucione shtetërore nga më të rendësishme në vend.

Mëgjithatë, për mendimin tim personal harxhimi i kaq shumë energjive për të gjetur armiq, ose pët të kthyer në armiq popuj me të cilët të lidh thjesht miqësia, popujt me të cilët historia  ka provuar se bashkëpunimi me ta (dhe flas ketu për popullin grek) të ka sjellë përparim dhe mbrothësi, ose akoma me keq te harxhosh kaq shumë energji për të mbajtur në kemb një realitet të kaluar, por të shtrembëruar në funksion të armiqësisë që i duhet për konsum politikës së ditës, kur popuj të tjerë për hir të së ardhmës së tyre harrojnë dhe plagë nga më të renda historike, kjo mendoj tregon se civilizimi dhe kultura perendimore që pretendojmë në Shqipëri është akoma e mangët, dhe në vend që të vihet në funksion të emancipimit të vulgut, kridhet në të se ndihet komode nga përfitimet e momentit.



14 Comments

  1. [email protected]

    Ja ke fut kot. Nuk keni goje te flisni. Mizorite e grekut ndaj shqiptarit jane te medha. Nje fakt Mazllemin e bete Spiro, Kumrien e bete Elpiniqi. Nuk  ka helene me, ju jeni arabe, jevgjite.

     

  2. Kush e nigjon ket

    Kush e nigjon ket antishqiptar qe ka vite qe flet e flet 

  3. Kelush Kurve ato kane

    Kelush Kurve ato kane tjetersuar te gjthe shqiptaret duke i vene emra ortodoksish ne baze te nje projekti Nuk ke faj ti morhale ku te japin hapsir….

  4. Mir mo Barka mire po su

    Mir mo Barka mire po su permbys rendi kushtetues ne Greqi nga ato shuplaka. Cik me dashamiresi dhe njerzillek dhe ju. U thoshit atyre djemve e bete mos e beni me dhe ja mbaroi pa dale ne media e askund. 

  5. Ka nje cudi te madhe me

    Ka nje cudi te madhe me greket ne shumice te rastit mendojne njelloj me mentalitetin e kohes e Ottos. Dhe himnin kombetar e kane akoma me nxjerje zorresh e me prerje kokash. Spo dalin ne Greqi akoma njerez qe te modernizojne me tej ate shtet me hapin e kohes ku edhe te jene me kozmopolite dhe me njerezore dhe me te hapur dhe me te sinqerte. Pa cenuar as antikitetin e tyre te pasur pa prekur asgje nga sa kane arritur sot. Do jete me mire per ta po sekush e di vete catine e vet.

  6. O popull mjerran, po cfare

    O popull mjerran, po cfare lidhje ka qyteterimi me shqiptaret? Ju jeni bukshkale te lindur. Greku mund te jete mut, por ju jeni parazite. Ju priten, ju ushqyen, ju veshen, ju cate trapin se mbanit ere, ju dhane sapun e kreher, vazhdoni te jetoni me parate e fituara atje, keni blere shtepi dhe katandi me parate e fituara atje… por prape i urreni. sa per emrat, shkoi Shkelqimi dhe u be spiro, shkoi flamuri dhe u be Jorgo… nuk iu detyroi kush t'i nderronit, por deshet te ndiheshit greke, se e peshtynit token tuaj dhe e shanit dhe mallkonit. Tani qe iu hapen syte dhe keni dy kacidhe, shani greket. race e pabese  … he shani dhe mallkoni tani, se vetem kete dini te beni. nje mut si greket jeni. Po te kishte nxjerre ndonjeri flamurin grek ketu, ne ushtri, e kishit vrare me gure, por jeni te trashe dhe nuk i kuptoni ca gjera

  7. Jam dakord me Bareken pasi ne

    Jam dakord me Bareken pasi ne c'do vend do ishte e patolerueshme qe nje rekrut apo ushtarak te beje simbolet e nje vendi tjeter nderkohe qe i eshte betuar per besnikeri vendit ku ka edhe shtetesine. Sa per emrat e ndrruar, pabesine karakteristike dhe mosmirnjohjen shqiptaret e kane bere zakon qe pas vdekjes se Kastriotit kur si pa gje te keq ndruan fene,emrat biles edhe emrin etnik nga Arber ne Shqiptare. Se sa te pabese jemi treguar mjafton te permendim edhe nje shprehje te vjeter "Ha buken e Grekut dhe bene duane e Turkut". Me fqinjet e sidomos me greket duhet te kemi qendrime me te kujdesshme dhe mardhenie te nje karakteri te vecante per arsye te shumta lidhjsh farefisnie,gjaku,traditash dhe kulture gjete cilet e dine mire edhe vete greket, Qendrimet e dyshimta anadollake dhe antigreke ne pergjithesi jane atavizma lene gjate periudhes otomane ku elementi shqiptar u kompromentua rende si bashkpuntor i tij. Ne shqiptaret historikisht kemi bere viktimen ndersa pas vdekjes se Skenderbeut ne menyre te pakuptimte u kthyem ne kerbac ne dore te Perandorise Osmane kunder popujve fqinje e deri tej ne Egjipt. Nderkohe qemburrim nje tiran osman si Ali Pasha si nxites te Revolucionit Grek harrojme te permendim kontributin negativ te shqiptareve muhamedane ne trojet tona si edhe te shqiptareve te Aliut te Egjiptit qe pergjaken Mesolongjin dhe greqine me gjak Arvanitasish. Nacionalizmit duhet ti veme frere para se te na kthehet ne lak e te na zere frymen. Kombi yne gjate fundit te shekullit te kaluar rikuperoi me ndihmen e Aleateve Euro-Atlantike nje pjese te territorit te humbur gjate shembjes se padroneve Osmane duke patur nje shtet te dyte ne ballkan si Kosova dhe nje status shtetformues per popullin shqiptar ne F.Y.R.O.M. Do ishte fatkeqesi katastrofike nese biem ne folklorizem nacionalist e ne ekstremizem islamik duke u vene shkelmin ketyre arritjeve kolosale historike. Aktualisht ne nuk kemi as fuqi e as arsye te kerkojme qiqra ne hell si e ashtequajtura "Shqiperi Etnike" apo e Madhe pasi keshtu jo vetem qes'do fitonim me shume por rrezik do humbisnim edhe ato qe kemi. Ne duam Camerine nderkohe qe grekt duan "Vorio-Epirin" ne duam Luginen dhe Sanxhakun nderkohe qe Serbet duan rikthimin ne Kosove. Po te hapet nje loje e tille s'dihet as fundi e as rezultati keshtu qe Shqiptaret do benin mire te konsolidonin dhe mbronin ato qe kane sot pasi situatjane teper te veshtira. Shqiperia duhet me mencuri te afroje dhe forcoje miqesi si me fqinjet ashtu edhe me aleatet ne te mire te paqes.

  8. Dy gjera kam per ti kujtuar

    Dy gjera kam per ti kujtuar zotit Barka: 1) Ata rekrutet jane Greko-Shqiptare, pra kane dy shtetesi dhe dy kombesi perderisa Greqia kombesine a ka te njesuar me shtetesine. Pra, nuk jane vetem greke. 2) Ne parlamentin Grek ka deputete qe kane tatuazh svastiken naziste, por kjo nuk i prish pune as Barkes e as ministrit grek Kamenos. Keta te fundit jo vetem qe nuk e kane komentuar apo denoncuar ndonjehere simbolin qe mban deputeti grek qe eshte bere publik disa here, por nen lekure bien dakord me deklearat publike te partise (Agimi i Arte) qe deputeti ne fjale perfaqeson ku theksohet i ashtuquajturi Vorio Epiri dhe kerkesat e shovinisteve greke ne lidhje me te dhe me shqiptaret ne pergjithesi.

  9. myftarajsaimir

    po ty te ardhete nai shqiponje mali e te te nxerrte syte o bythqir i grekut,o sahan lepirse i banjove o floke shkurre.i gjo dini ju ,sa sajon nai idiotllik serbi pergjigjeni edhe ju o funderrina.motren ku te kesh…

  10. myftarajsaimir

    ti na permeti,kujton se dike disa gjera,po nuk di gje hic nga historia, po ca te te besh……

  11. vizion real

    Nje pyetje per komentuesat " patriotike "!   Sikur nja 7 ushtarake shqiptare te pozojne me tre gishtat ( simboli serb ), do ta quanit normale?

  12. koment per realistin dhe koqen qe ka shkrujt artikullin

    o realisti i rikes, tre gishtat jane simbol i cetnikeve dhe krimineleve serbe qe kane bere spastrime etnike ne te gjithe ballkanin… ca lidhje ka me shqiponjen o bole? Sa per artikullin, eshte nje pacavure plot shtremberime dhe deformime ku llafe kafenesh paraqiten si fakte e analiza. Me pak fjale nje tjeter torroloç qe fiton dy pare nga qarqet (ekstremiste) greke ne nje menyre ose nje tjeter… dhe hop e tha nje llaf edhe ky! Une nuk bej pjese ne ate kategori njerezish qe shajne popuj te tere per vendimet e politikaneve, por fakt eshte qe nese kjo do kish ndodhur ne Shqiperi ne fakt asgje sdo kishte ndodhur. Une nuk shoh ndonje padrejtesi kundrejt minoritareve greke, perkundrazi jemi mesuar ti durojme edhe kur keqperdoren nga cfaredolloj sahanlepiresish duke nxjerre pankarta, deklarata e mbajne qendrime kunder popullit shqiptar… Shqiptaret ne greqi nuk i kam pare te bejne te njejten gje… edhe pse arsye per tu ngritur ka pasur dhe ka plot. Megjithate, duhet pare perpara per nje te ardhme me te mire sepse kemi me mijera vjet se bashku e prape jemi te huaj. Na#cane trapin#keta#ekstremistat#dhe#analistat#e#leshit

  13. zoti barka ndiq historianet grek se cfar thon per shqiptaret arv

    zoti barka ndiq historianet grek se cfar thone per arvanitasit qe ne fund te fundit jane shqiptare dhe po shkomtarizohen nuk kane as shkolla fillore as tetevjecare as universitete keta jane shtetaret grek per fat te keq shtetaret grek jane sjell ne menyre primitive me qytetaret me kombesi shqiptare 

    por do doja tju thoshja se keni ngelur shume pas ne lidhje me kohen. ju qe nuk njihni gjenocidin ndaj cameve qe nuk thoni nje fjale per shkombtarizimin e arvanitasve dhe shqiptareve duhet ta dini se se bashku me dulen e keni mbushur kupen por njekohesisht keni marre vulen e tradhetarit nga shqiptaria.ju qe keni te gjitha kushtet ne shqiperi shkolla gazete libra te drejta qe jua ka dhene shteti shqiptar keni fytyre te shkruani per kulturen greke por per cilen kultur ate te shkombetarizimit te etnive jo greke.