• |
ide | kryesore

Ja ç’ thotë studimi për personat që zgjohen me vështirësi

Arkiva, Stil
gjum.jpg



Personat të cilët kanë probleme të zgjohen nga gjumi, shpeshherë vlerësohen si dembelë dhe të padisiplinuar. Por, nëse jeni një nga këta njerëz, shkenca ka një lajm të mirë për ju: Ju mund të jeni më inteligjent, më kreativ dhe më të lumtur sesa ata që zgjohen sapo bie alarmi.

Kjo teoria mbështetet në faktin se ne kemi nje stil jete si paraardhësit tanë – që do të thotë se personat e mençur e kanë më problem të ballafaqohen me zhurmat e alarmit, pasi ai është shpikje e re dhe evolucioni nuk na ka përgatitur për këtë.

Prandaj, nëse bie alarmi dhe e vazhdoni gjumin edhe për dhjetë minuta tjerë, nuk keni pse të brengoseni, përkundrazi duhet të ndjeheni të lumtur pasi është karakteristikë e personave inteligjentë dhe kreative.