• |
ide | kryesore

Zbulohet personazhi që bleu biznesin e Elvana Gjatës (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
ssssssssss_1461257422-5307326.png



Pronarja e re nuk është një personazh anonim. Sidomos dy ditët e fundit ajo u bë e njohur si nusja e një ceremonie madhështore, ndër më të bukurat që janë realizuar në Shqipëri.

Siç ju njoftuam dy ditë më parë, Drilona Boçi dhe bashkëshorti i saj Kristian Boçi kanë festuar përvjetorin e 10-të të martesës në një dasmë madhështore që i bëri pothuajse të gjithë të flasin për të. Madje edhe vetë organizatorja e kësaj dasme, Alketa Vejsiu e kosnideroi si një nga gjërat më spektakolare të realizuara ndonjëherë në Shqipëri. 

30 mijë lule të freskëta natyrale më të cilat u dekorua ambienti deri në detajin më të vogël. Pjata argjendi, qëndisma të shtypura me lazer, pafundësi lulesh, efekte skenike të pafundme, fotografë, orkestra speciale, ndriçimi, fustani super i shtrenjtë i nuses, Ekrani Led 300 metra katrorë, regjia 3D por edhe shuma marramendëse e parave të shpenzuara e bënë këtë dasmë spektakolare. Drilona është pronarja e re e “Altar”. “Panorama” ka zbuluar se ajo ka blerë dyqanin e fustaneve të Elvana Gjatës, që e kishte në bashkëpunim me stilistin nga Kosova, Valdrin Sahiti.