• |
ide | kryesore

Studim:Përse disa këngë ju ngelen gjatë në mendje?

Arkiva, Stil
6623901b9e1bf7d82786adf2748d65fa_L.jpg



Sidomos nëse i dëgjoni që në mëngjes…

Shumica nga ne e kemi përjetuar sindromën e këngës së fundit: futemi në veturë, e ndezim radion dhe i dëgjojmë të njëjtat këngë për një orë. Por, papritmas e shohim se kemi përfunduar duke e pëshpëritur melodinë e një kënge. Pra, çfarë i bën disa këngë më të lehta për të ngecur në mendjen tuaj sesa të tjerat?

Hulumtuesit e Universitetit Durham tregojnë se disa këngë kanë më shumë mundësi të qëndrojnë me ne duke u bazuar në përmbajtjen e tyre melodike.

Rreth 90 për qind e njerëzve e përjetojnë këtë dukuri të paktën një herë në javë – disa më shpesh se të tjerët – por zakonisht ndodh kur truri nuk është aq i aktivizuar, siç mund të jetë rasti kur jeni duke bërë dush, duke ecur apo duke i kryer punët e shtëpisë