• |
ide | kryesore

Pse femrat tradhëtojnë

Arkiva, Stil
3c30a0c0dd014d5a2ba3ecdfbf640771_L.jpg



Pas çdo tradhëtie ka disa arsye të caktuara të cilat jo shpesh arrihen të kuptohen në kohë dhe që shkaktojnë përçarje dhe ftohtësi në marrdhënien mes partnerëve.

Në këtë artikull po listojmë disa nga arsyet kryesore që çojnë femrat drejt tradhtisë.

1. Kur femra nuk ka më besim tek partneri i vet
Kur femra nuk ka më besim tek partneri i vet, pasi dallon që ai shpesh e gënjen apo nuk mban premtimet e dhëna, atëherë ajo ndihet e braktisur dhe vetëm, gjë që e bën atë të mendojë se partneri i saj po e tradhton apo nuk e do më si më parë.

2. Kur partneri është shumë posesiv
Ka raste të femrave të cilat ndihen tërë kohës nën presionin dhe kontrollin e tepruar të partnerit të tyre, duke i bërë ato të ndihen pa vetëbesim dhe si të izoluara e jo të lira, situatë kjo që shpesh i shtyn drejt një marrdhënieje tjetër ku ato duan ta ndjejnë veten më të lira dhe të pavarura.

3. Kur partneri nuk mban përgjegjësitë e veta
Ka shumë raste të femrave të cilat përballen me partnerë të papërgjegjshëm, të cilët nuk kujdesen për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, duke e bërë femrën të ndihet vetëm dhe e pambrojtur, gjë që e çon atë shpesh në kërkim të një partneri tjetër.

– See more at: http://www.intv.al/magazina/item/24251-6-arsye-pse-femrat-tradhetojne#sthash.XvyOM4r0.dpuf