• |
ide | kryesore

Shpërthen Ledion Liço kundrejt Rudina Xhungës: “Top Channel të përcolli në dritaren e fundit” (Foto)

Arkiva, Paparazzi
rudina.jpg



Duket se Ledioni nuk është zgjuar në anën e duhur sot.

Një status ku sulmon drejpërsëdrejti gazetaren Rudina Xhunga, ish-punonjëse në Top-Channel dhe tani aktualisht në Vizion Plus, është parë këtë mëngjes në rrjetin e tij social “Instagram”.

Një shkrim në portalin “Dritare.net” që drejtohet nga Rudina me titull “E premtja pa shikues e Top Channel/ Ledioni dështon me Voice” duket se është zanafilla e këtij ‘debati’ publik. 

Në shkrim thuhej që Ledioni kishte humbur titullin “ylli i Top Channel” dhe njihej si “burri i Sara Hoxhës”

 

 

Këto kanë qënë dhe fjalët që kanë nervozuar Ledionin që ka shpërthyer kundrejt Xhungës.

Foton me një tabelë statistikore ku shikohet shikueshmëria ai e shoqëron me këto fjalë : “Për Xhungat e kësaj bote dhe për Rudina Xhunga e cila shkruan keq jo sepse mendon keq për Top Channel por sepse ky i fundit e përcolli për në dritaren e fundit!”

Tashmë presim dhe një replikë nga gazetarja!

/LAPSI.AL/