• |
ide | kryesore

Mbyllet klubi i njohur i natës, DJ-i britanik luajti një remiks të Ezanit (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
3319-1024x614.jpg



Një video e shpërndarë nga festivali Orbit i muzikës tekno në Tunizi, ka shkaktuar zemërim në mediat sociale dhe tek qytetarët e këtij vendi, duke e cilësuar këtë veprim si akt kriminal.

Guvernatori i qytetit Nabeul të Tunizisë, Mnaouer Ouertani, ka deklaruar për AFP se ky klub i natës do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur derisa të merret një vendim përfundimtar, kurse menaxheri i saj është arrestuar.“Pasi është konfirmuar rasti, kemi vendosur ta mbyllim klubin e natës deri në një vendim përfundimtar. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që feja, ndjenja dhe vendet e shenjta të sulmohen në këtë mënyrë”, ka deklaruar Ouertani.

Nga ana tjetër edhe Dj-i britanik, Dax J, ka kërkuar falje.

“Dua ti kërkoj falje kujtdo që mund të jetë ofenduar nga muzika që luajta në festivalin Orbit në Tunizi, të premten e kaluar. Nuk kisha për qëllim të mërzisja e as ofendoja dikë.”