• |
ide | kryesore

Angelina harron divorcin, planifikon dasmën me…

Arkiva, Paparazzi
Angelina Jolie Wallpapers (25).jpg



Duket se tashmë Brad Pitt do të jetë thjesht babai i fëmijëve të tyre për Angelina Jolie.

Për të gjithë fansat e ish-çiftit Brandelina, tani duhet t’i fshijnë të gjithë shpresat për një rikthim të mundshëm të çiftit. Sipas mediave të huaja, tashmë Angelina ka dikë tjetër në jetën e saj, madje marrëdhënia e tyre po shkon drejt stadit final, atë të martesës. Fatlumi është një biznesmen dhe filantropist, por identiteti i tij ende nuk është bërë i njohur. Sipas një burimi çifti i ri janë takuar para disa muajsh në Londër dhe duket se lidhja  e tyre ka qenë tejet intensive dhe Jolie është shprehur se shumë shpejt do t’ja prezantojë gjashtë fëmijëve të saj burrin e ardhshëm.