• |
ide | kryesore

Zbulohet bukuroshja që u ul pranë Bashës

Arkiva, Paparazzi
Capture.PNG



Janë të njohura taktikat që përdorin politikanët kur janë në momente të vështira. Njëra prej tyre është edhe mbajtja afër e portreteve të të rinjve dhe të rejave, simpatikë, me pamje që ngjallin besim dhe mirësi. Këtë truk ka përdorur edhe sot Lulzim Basha duke u ulur ne bllokimin e sheshit Shqiponja pranë një vajze deri më tani të panjohur në publik. Menjeherë kjo bukuroshe, që do të qe me e zakonshme ta shikoje në ndonjë konkurs bukurie, tërhoqi vëmendjen e rrjeteve sociale. mediat online zbuluan më pas se ajo është një fanse e demokratëve që quhet Ajshja, studente drejtësie në Universitetin e Tiranës. E intervistuar nga Albeu. com ajo ka thënë; “Unë vij nga një familje e djathtë që ka mbështetur PD ndër vite. Po ashtu mbështes politikat e djathta dhe dua implementimin e tyre këtu. Mbështes PD-në edhe për faktin se ishte e para parti opozitare që mundësoi pluralizmin politik në Shqipëri. Unë jam pjesë e Këshillit Kombëtar të Forumit Rinor të PD-së. Po përpiqemi të përçojmë dita ditës atë frymë pozitive që zoti Basha ka në mendje: Krijimin e Republikës së Re” .