• |
ide | kryesore

Bomba e Xhafës: Mund të kishte sulme terroriste të ISIS gjatë Pashkëve ose protestës së PD-së

I pakategorizuar
Fatmir-Xhafaj.jpg


Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës në “Top Story”. Ai e ka thëlluar më tej tezën e kryeministrit Rama se vendi rrezikon destabilizimin “për shkak të ndikimeve të jashtme” që mund të vijnë nga vende të tjera të rajonit. Xhafaj tha se gjatë festimit të Pashkëve kishte informacione konkrete për një sulm terrorist në vendin tonë. Madje sipas tij kishte edhe persona konkretë që janë mbajtur nën vëzhgim.  

“Kemi pasur informacione edhe nga shërbimet sekrete. Edhe nga shërbimet tona të policisë për skenarin e dhunës në Kavajë. Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë gjatë Pashkëve me SHISH. Kemi pasur informacione dhe shqetësime serioze gjatë Pashkëve. Kemi pasur edhe persona konkretë të identifikuar që gjatë Pashkëve ishin potencialë për të kryer akte terroriste. Ata kanë hyrë dhe dalë nga vendi ynë.

Përpjekje që situata destabilizuese në rajon të kalonte dhe në Shqipëri është tentuar. Ne ishim të shqetësuar dhe këtë e kemi shprehur edhe gjatë zgjedhjeve në Kavajë. Mund të shfrytëzohej nga elementë terroristë për shkak të tubimeve. E kemi shprehur këtë shqetësim” –tha Xhafaj./lapsi.al/