• |
ide | kryesore

Vladimir Putin: Rusia nuk ka asnjë lidhje me sulmin planetar kibernetik

Arkiva, Planet
1028148073.jpg



Vladimir Putin theksoi sot se Rusia nuk ka asnjë lidhje me sulmin kibernetiki të pazakontë që goditi të paktën 150 vende që prej të premtes.

“Rusia nuk ka asnjë lidhje me virusin informatik, sulm që infektoi dhjetëra mijëra komjutera nga Rusia në Spanjë dhe nga Meksika në Australi duke kaluar nga Kina”, – konfirmoi presidenti rus në një konferencë shtypi në Pekin.

Hakerat rusë janë akuzuar herë pas here për sulme informatike të përmasave të mëdha.  

SHBA-ja e ka akuzuar disa herë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane duke konfirmuar veçanërisht se hakerat rusë kishin piratuar e-mailet e kandidates demokrate, Hillary Clinton. Të gjitha këto akuza janë përgënjeshtruar nga Rusia.