• |
ide | kryesore

Fox News: ISIS i suksesshëm në krijimin e frikës dhe tmerrit në perëndim

I pakategorizuar
sdgdsg.JPG


Një shkrimtar dhe analist politika e ka vlerësuar të suksesshme strategjinë e ISIS për krijimin e atmosferës së frikshme dhe të tmerrshme në perëndim.

Kanali televiziv Fox News njoftoi se Charls Kratamer, shkrimtar dhe analist politik amerikan, deklaroi se edhe nëse shpërthimi që ndodhi në qytetin Mançister të Anglisë, nuk do të del si akt terrorist, reagimet ndaj këtij veprimi në këtë vend tregojnë se grupi terrorist ISIS ka vepruar shumë me sukses në strategjinë e tij për krijimin e atmosferës së frikshme dhe të tmerrshme në perëndim. 

Motivi i autorëve të shpërthimit në Mançister të Anglisë akoma nuk dihet. 

Ky analist amerikan shtoi: “Fakti se simpatizuesit e muzikës nga frika dhe tmerri i madh gjatë ikjes nga salla e organizimit të koncertit kanë shtypur njëri-tjetrin, tregon se ISIS ka realizuar qëllimin e tij për krijimin e frikës dhe të tmerrit të madh në perëndim”. 

Policia e Britanisë së Madhe të martën ka deklaruar se gjatë organizimit të koncertit në stadiumin e qytetit Mançister ka ndodhur një shpërthim i madh në këtë stadium. 

Disa burime informative kanë thënë se janë dëgjuar dy shpërthime në këtë stadium, mirëpo akoma nuk është konfirmuar një gjë e tillë. Policia angleze ka filluar kryerjen e hetimeve të gjera në lidhje me këtë ngjarje./Indeksonline/