• |
ide | kryesore

ISIS merr përgjegjësinë e sulmeve në Mançester Arena ku vdiqën 22 persona

I pakategorizuar
Manchester-terror-attack-Ariana-Grande-concert-bomb-ISIS-807999.jpg


Pas sulmit në Mançester ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz. Lajmi u bë i ditur nga agjencia e lajmeve të ISIS, Amaq, ku një anëtar i grupit terrorist tha se ky është vetëm fillimi. 

Ndërsa pak orë para sulmit terrorist, një llogari në Twitter paralajmëroi sulmin me hashtagjet #ShtetiIslamik, #ManchesterArena, si dhe flamurin e ISIS në sfond.

Pas shpërthimit kamikaz ku u vranë 22 persona dhe 59 të tjerë mbetën të plagosur, e njëjta llogari në Twitter shkroi: “E harruat kërcënimin tonë?”, dhe pak momente më vonë adresa u fshi.