• |
ide | kryesore

Paris Jackson ngatërrohet me një të pastrehë, largohet nga shesh xhirimi (Foto)

Arkiva, Paparazzi
paris-jackson.jpg



Paris Jackson ka përdorur rrjetin social “Twitter” për të treguar një incident që i ka ndodhur ndërkohë që po priste për të xhiruar një film.

19-vjeçarja është ngatërruar me një të pastrehë dhe i është kërkuar menjëherë të largohet nga një anëtar i stafit të punës, në momentin që ajo ka mbërritur në shesh xhirim.

“Një ndër personat e parë që mbërrita në xhirime dhe isha ulur në park por një person nga grupi i punës erdhi dhe më tha se personat e pastrehë nuk lejohen në këtë zonë”, shkruan në postimin e saj Paris.