• |
ide | kryesore

Sinan Hoxha flet për mesazhin intim nga një femër, reagimi i bashkëshortes

Arkiva, Paparazzi
b763dc23ad64e64420f6370e11d18b3f.jpg



Martesa e Sinan Hoxhës u vu në rrezik, kur në telefonin e këngëtarit mbërriti një mesazh komprometues. “Zemër, hotelin do ta rezervoj, të marr dhomë dopio apo suitë?”, ishte mesazhi i një vajze të re dhe simpatike, e cila ishte organizatore koncertesh në Milano.

Gjithë kjo histori ka qenë një nga momentet më të sikletshme për Sinanin, i cili ka treguar së fundi se ky mesazh pasoi me një sërë britmash dhe ulërimash nga Andrra, aq sa kishin zgjuar edhe vogëlushin e tyre. Gjatë një interviste në “Thumb”, Sinan Hoxha ka rrëfyer ngjarjen duke theksuar se Andrra nuk i lë asnjëherë shkak për t’u bërë xheloz, megjithatë pranon se ajo është më shumë xheloze.