• |
ide | kryesore

Vritet gjatë një sulmi me dron nga ushtria amerikane pjesëtari i ISIS Lavdërim Muhaxheri

I pakategorizuar
1496885023_02.jpg


Ka mbetur i vdekur gjatë një sulmi me dron nga ushtria amerikane Lavdërim Muhaxheri.

Lajmi për vdekjen e Muhaxherit u raportua nga mediat kosovare dhe u konfirmua edhe nga vëllai i tij, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook. 

Lavdërim Muhaxheri ka qenë anëtar i organizatës terroriste ISIS, dhe drejtues i shqiptarëve në këtë organizatë. 

Muxhaxheri u bë i famshëm për kërcënimet e vazhdueshme, edhe ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për thirrjet për të qëlluar mbi futbollistët izraelitë, gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, në Elbasan Arena, nëntorin e vitit të kaluar.