• |
ide | kryesore

Shteti Islamik ISIS kërcënon me sulme terroriste vendet e Ballkanit

I pakategorizuar
isis_mobile_top.jpg


Në numrin e fundit të revistës së eksremistëve të shtetit islamik “Rumi” ka kërcënuar me sulme terroriste në Ballkan.

Portali ‘Sarajevo’ raporton se Shteti Islamik në këtë revistë ka shkruar se nuk i ka harruar vendet e Ballkanit.

ISIS ka bërë një kërcënim të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit, duke thënë se do të kthehen në këtë zonë pasi kanë qenë të preokupuar me vendet e tjera.

Ju e dini se në Francë, Gjermani e Britani ka pasur flakë të luftës nga sulmeve tona, në këto vende ku mendohet se ka siguri, ne ua kemi përplasur kokën në tokë dhe ua kemi thyer qafën. Të gjitha këto vende janë arrogante dhe ne mburremi me veprat tona, ndërsa të tjerët janë të poshtëruar”, – thuhet në shkrimin e kësaj reviste ekstremiste islamike.

Edhe para dy vitesh ka pasur kërcënime nga ISIS-i për sulme terroriste në Ballkan.