• |
ide | kryesore

Europol jep alarmin: ISIS mund të përdorë dronet për sulmet terroriste në Europë

I pakategorizuar
isisdrone.jpg


Europol ka ngritur alarmin se dron me lëndë eksplozive dhe përdorimi i armëve kimike e bërthamore mund të përdoren në sulme terroriste në Europë.

Në  raportin e fundit kundër kërcënimeve terroriste në kontinent,  Agjencia Evropianë e Sigurisë ngre shqetësimin se organizatat terroriste kanë sofistikuar teknikat e atentateve dhe sulmet me dron janë një prej kërcënimeve që i kanosen vende evropiane.

Një teknikë e tillë është përdorur edhe në masakrat e ISIS gjatë luftimeve në Irak dhe Siri. Nga frika e një sulmi të ngjashëm me dron, u vendos që finalja e “Champions League” më 3 qershor të luhet me çati të mbuluar.

Europol e vë theksin edhe te shtimi i grave e të rinjve në radhët e terroristëve. 26% e të arrestuarve në 2016-ën m,e akuzën e terrorizmit ishin gra, 18% më shumë se viti 2015. Ato janë të preferuarat e Shtetit Islamik pasi kalojmë me lehtë në kontrollet e policisë.