"/> Rreziku i një sulmi tjetër kimik, SHBA kërcënon Sirinë - Lapsi.al
  • |
ide | kryesore

Rreziku i një sulmi tjetër kimik, SHBA kërcënon Sirinë

Arkiva, Planet
1491509225-syria-chemical-attack-twitter-517.jpg



 

Shtetet e Bashkuara ngritën alarmin se qeveria Siriane e Bashar al-Assad mund të jetë duke përgatitur aeroportin e Shayratit për një tjetër sulm me armë kimike.

Ky aeroport u përdor edhe për sulmin me armë kimike të prillit, që shkaktoi vdekjen e më shumë se 80 personave, përfshi edhe fëmijë, në qytetin e Khan Sheikhounit. 

 

Zëdhënësi i Pentagonit deklaroi sot se bëhet fjalë për disa avionë që ndodhen në një hangar të posaçëm, që ka lidhje me përdorimin e armëve kimike.

Të hënën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë të dhëna për “përgatitje të mundshme” për një sulm me armë kimike, të ngjashëm me atë që ndodhi në muajin prill në pjesën veriore të Sirisë. 

 

Si përgjigje ndaj tij forcat amerikane goditën nga ajri një bazë ushtarake siriane, me urdhër të Donald Trump. 

Pentagoni paraljmëroi se nëse Siria do të ndërmarrë një tjetër sulm me armë kimike atëherë “ajo do të paguajë një çmim të lartë”.

Ndërkohë zyrtarët sirianë i mohuan akuzat. /LAPSI.AL/