• |
ide | kryesore

Trump sulmon rrjetin CNN pas fshirjes së një raporti për Rusinë

Arkiva, Planet
512501530-republican-presidential-candidate-donald-trump-speaks.jpg.CROP_.promo-xlarge2.jpg



Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shfrytëzuar fshirjen e një artikulli të CNN për hetimet në Uashington lidhur me përzierjen e Ruisësë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, për ta goditur CNN.

Trump tha se kjo tregon se raportet e tilla të CNN janë “lajme të rreme”.

“CNN e ka tërhequr tregimin e madh për Rusinë, me tre të punësuar që janë detyruar të paraqesin dorëheqje. Çfarë ndodh me të gjitha raportet e tjera mashtruese që ata bëjnë? Lajm i rremë.” – shkroi dje Trump në Twitter.

CNN është një nga mediat kryesore që kanë sulmuar vazhdimisht Donald Trump, që nga koha kur ai kandidonte për President, e deri në ditët e sotme.

Më tej, Trump shtroi pyetjen: “Çfarë do të ndodhë me rrjetet NBC, CBS dhe ABC” dhe gazetat e dështuara, New York Times dhe Washington Post?”

Trump thotë se ato, sikurse CNN, po ashtu “të gjitha nxjerrin lajme të rreme”.

Raporti i tërhequr ishte botuar në faqen në Internet të rrjetit CNN më 22 qershor dhe ishte fshirë një ditë më vonë.

CNN menjëherë ka kërkuar falje nga Anthony Scaramucci, anëtar i ekipit të tranzicionit të zotit Trump, që ishte personazh i raportit të fshirë.

Ky lajm nuk kaloi pa dorëheqje në CNN. Autori i raportit, Thomas Frank, ka dhënë dorëheqje, së bashku me redaktorin Eric Lichtblau, dhe shefin e njësisë investigative të CNN-it, Lex Harris. /LAPSI.AL/