• |
ide | kryesore

Miliarderi amerikan i Facebook, Zuckerberg kandidat i ardhshëm për president të SHBA?

Arkiva, Planet
mfb.jpg



Miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i gjigandit “Facebook”, Mark Zuckerberg mund të hedhë kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e ardhshme.

Mësohet se Mark Zuckerberg ka rrethuar veten me strategët më të mirë politik. 

Fondacioni filantropik i Zuckerberg, Iniciativa Chan-Zuckerberg, raportohet se ka punësuar Joel Benenson, i cili ishte strategu kryesor për fushatën presidenciale të Hillary Clinton më 2016.

Ky lajm u raportua për herë të parë nga Annie Karni nga Politico, që thotë se ai do të bëjë “hulumtime” për organizatën, transmeton Gazeta Express.

Siç thekson Politico, kompania e Benenson ka punuar me shumë organizata jofitimprurëse në të kaluarën, por lëvizja e fundit ka ngjallur spekulime se shefi i Facebook është duke u bërë gati për një fushatë politike.

Edhe pse Zuckerberg ka insistuar se definitivisht nuk do të kandidojë për president, veprimet e tij të fundit kanë ngjallur mjaft spekulime.