• |
ide | kryesore

(Video) Californi, drama e balenës së ngecur në portin Ventura Marina

Arkiva, Planet
balennaa.jpg



Pamjet e kësaj videoje në fillim i kishin mbajtur të gjithë pa frymë, ndërsa tani pamjet e xhiruara nga lart dhe të postuara në Facebook, tregojnë dramën që po jetonte një balenë 10-15 metra e gjatë, që kishin ngecur mes anijeve në portin Ventura Marina, pranë Santa Barbarës në Californi.

Ai që ka filmuar tentativat e saj për të dalë nga porti, që ishte transformuar në një labirint të rrezikshëm për të, ishte droni i Pacific Eagle Air Cam, që kontrollon rezervat e Channel Islands Park.

Balena kishte humbur drejtimin gjatë një migrimi nga Veriu në Jug dhe kishte përfunduar në një situatë shumë të vështirë.