• |
ide | kryesore

Telegraph: Brexit mund t’i kushtojë Mbretërisë së Bashkuar 40 miliard euro

Arkiva, Planet
be brexit ang.jpg



Gazeta britanike, Telegraph raportoi ditën e djeshme se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të paguajë deri në 40 miliard euro për tërheqjen nga Bashkimi Europian.

Duke cituar tre zyrtarë të lartë, Telegraph raportoi se qeveria britanike ka konkluduar se pagesa është e vetmja mënyrë për t’a përfunduar rrugën pa krye në negociatat aktuale me zyrtarët e BE-së.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, të cilët kanë thënë se fatura mund të jetë së paku 60 miliardë euro, janë shprehur se dëshirojnë progres të rëndësishëm për këtë kapitull, para se bisedimet të fillojnë për çështje shumë më të ndërlikuara.