• |
ide | kryesore

“Turqia e pushton Europën në 3 ditë”

Arkiva, Planet
Turkish-map.png



“Turqia mund ta pushtojë Europën në tre ditë.” Ky ishte titulli kryesor i para dy ditëve i gazetës proqeveritare turke Yeni Söz. 

Edhe pse është e qartë se ky pretendim skandaloz është thjesht një mburrje naive e nuk reflekton ndonjë qëndrim apo pretendim luftarak të Turqisë, ai është dëshmi e luftës së ftohtë që po zhvillohet prej muajsh mes Turqisë dhe vendeve europiano-perëndimore, veçanërisht Gjermanisë.

Artikulli është i mbushur me pretendime absurde të tilla si “Turqia mund ta mundë Gjermaninë në një mbasdite dhe Francën në një orë, nëse turqit do kishin kurajo të luftonin”. Baza e arsyetimit të gazetës për këtë pretendim skandaloz është mungesa në dukje e vullnetit të europianëve për të luftuar për vendin e tyre — një vrojtim të Gallup i para dy viteve zbuloi se një përqindje shumë e vogël e europianëve janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, mes të cilëvë vetëm 18 për qind e gjermanëve dhe pak më shumë se çereku i francezëve dhe britanikëve.

Duhet thënë se këto deklarata nuk janë shumë larg deklratave të dyshimta dhe provocative të vetë Presidentit turk Erdogan. Para disa javësh ai e quajti Europën “një Kontinent që po kalbet në çdo mënyrë të mundshme”. Pas një sërë qëndrimesh të ashpra të kundër Turqisë të BE-së në lidhje me të drejtat e njeriut, Erdogan u srpeh dy muaj më parë se Europa “është qendër e nacional-socializmit”, një referencë e qartë ndaj partisë nacional-socialiste të Hitlerit.

Ndërsa brenda Turqisë, Erdogan po kthehet për ditë e më shumë dictator, politika e jashtme vitet e fundit ka dëshmuar tipare të qarta të shoviznimit dhe rendejs pas lavdisë të dikurshme otomane. Sipas Foreign Policy, Erdogan ka shprehur publikisht në dy raste pakënaqësinë e tij me Traktatin e Luzanës që ëprcktoi kufijtë e Turqisë së sotme, duke e lënë vendin me një territor shumë të vogël. 

Kjo lloj ndjenje po përcillet haptazi nga mediat pro-Erdogan në Turqi. Shembulli më i qartë i kësaj propagande është qarkullimi në mediat proqeveritare i hartës së mësipërme të Turqisë së madhe e cila përfshin pjesë të tërritorit të sotëm të Sirisë, Irakut dhe Armenisë. /Exit