• |
ide | kryesore

UFC Albania, dy rivalët për titullin kampion përballë njëri tjetrit në konferencë

Arkiva, Sport
834847001_n.jpg



Konferencat për mediat para një ndeshjeje të UFC janë të famshme në të gjithë botën për tensionin që mbartin në përballjen mes dy rivalëve. Fotoja mes dy sportistëve shoqërohet shpesh me batutat apo sherret që janë të zakonshme para sfidës. Një e tillë do të zhvillohet edhe në Shqipëri, për herë të parë nga

Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë-MMA në bashkëpunim me UFC Albania.

Risia e kësaj konference është debutimi i titullit kampion për peshën 75 KG ku në sallë do jenë të pranishëm për pyetjet nga publiku dy protagonistët kryesor të eventit Ermal Hadribeaj dhe Niko Pjetri që më pas më 13 Gusht do të përballen me njëri-tjetrin për këtë titull.

Një tjetër detaj për tu mos humbur është shpallja e kampionit për Kupën ”AGC” ku Klajdi Metani dhe Kol Ndreca do të provojnë forcat për të vendosur se kush do të shpallet fituesi i kësaj kupe.

Gjithashtu në përfundim të konferencës do të zhvillohet dhe ballafaqimi i shumëpritur i luftëtarëve me njëri-tjetrin.

Konferenca do të zhvillohet ditën e premte ora 18:00 në ambjentet e Tirana International Hotel.