• |
ide | kryesore

Mos u fryni qirinjve mbi tortë sepse sëmureni

Arkiva, Stil
76fdcf6a705242ed94d89951a2ae4584.jpg



Për ata që mezi presin të hanë një copë nga torta e ditëlindjes ndoshta do të duhet të mendohen dy herë.

Të dhëna të reja tregojnë se rituali i fryrjes së qirinjve mund ta mbushë ëmbëlsirën plot me baktere. Një grup studiuesish nga Clemson University në Karolinën e Jugut zbuloi se pështyma që del për fryrjen e qirinjve rrit bakteret mbi tortë me 1400%.

Dr Paul Dawson, profesor në universitet, ka drejtuar studimin me një grup studentësh të tij për ti bërë të mendojnë për sigurinë ushqimore.

“Idenë e mora nga vajza ime teksa po bisedonim në një darkë të zakonshme kur po i shpjegoja asaj projektin”, thotë Daëson.

Pavarësisht rezultatit të studimit, Dr. Dawson thotë se këto të dhëna nuk duhet të shkatërrojnë festat e ditëlindjes.

“Për mendimin tim jeni mirë nëse hani tortën e ditëlindjes së dikujt që i ka fryrë qirinjve. Nuk mendoj se do sëmureni”, shpjegon ai.

Megjithatë nuk e mohon se do të shmangte të hante tortën e dikujt që ishte mund të dukej i lodhur, por në të kundërt nuk ka asnjë problem.