• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Kundër Maqedonisë Sadiku rikthehet në sulm

Arkiva, Sport
sadik.jpg



Armando Sadiku ka zhvilluar një stërvitje të plotë të dielën paradite dhe të gjitha shenjat janë se ai do të luajë që në minutën e parë kundër Maqedionisë.Dje në orën 10 e 30 kuqezinjtë, nën drejtimin e Kristian Panuçit, kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore të ndarë në dy grupe. Titullarët në sfidën me Lihtenshtejnin kanë bërë xhiro përqark fushës dhe më pas streçing, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve kanë bërë një seancë stërvitore normale, ku edhe bënë një minindeshje midis tyre. Sadikut, u stërvit normalisht me pjesën tjetër të grupit dhe ai mendohet të jetë në formacionin Bazë në ndeshje e së martës. Rikthimi i tij do të nxisë konkurencën mes Llullakut dhe Grerzdës se cili prej tyre do të sigurojë vendin në të majtë të sulmit të të kuqve.