• |
ide | kryesore

Basha flet për kritikat e Berishës: Unë jam përgjegjësi kryesor për humbjen në zgjedhje

I pakategorizuar



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur publikisht për kritikat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit. Në një intervistë për Top Story, Basha pranoi se hartimi i listave nga vetëm ai ishte e gabuar dhe se kjo nuk do të ndodhë më. 
“Gjithçka ka ndodhur në një kontekst të veçantë. Në një ngushticë kohore. Ditën që kam shpallur listën kam thënë që kjo do të jetë hera e fundit që unë do të bëj listën, pasi atë tani e tutje do ta bëjë anëtarësia. Unë nuk e kam fshehur që listën e ka bërë kryetari. Jam angazhuar edhe në procesin e zgjedhjeve në parti. Përgjegjësitë e mia janë përgjegjësitë kryesore. Unë jam përgjegjësi kryesor” – tha Basha. 
Ai ka komentuar edhe kritikën për këshilltarët e tij dhe strategjinë e zgjedhur në zgjedhje.  
“Në nivelin taktik absolutisht ka gjëra që mund dhe duhet të ishin bërë ndryshe. Në nivelin politik unë nuk kam bërë asnjë lëshim”.
A është Basha përgjegjës për humbjen? 
“Përgjegjësia kryesore për rezultatin më takon mua. Unë e kam bërë këtë analizë. Nuk mund ti ikja. Nëse dikush mund të analizohej isha unë” – tha ndër të tjera Basha.  /lapsi.al/