• |
ide | kryesore

Rama ironizon opozitën: A na thotë kush si mund të ndihmohen?

I pakategorizuar



Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën pas seancës së Kuvendit sot pasdite. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan:

“S’kanë ide duan sherr. U dhamë konsensus për atë që donin, po prapëseprapë e bllokuan foltoren. A di të ma thotë kush si mund të ndihmohen?

Opozita bllokoi sot foltoren e Kuvendit pasi kërkonte që pikërisht sot të diskutohej në seancë për Reformën Zgjedhore.

Por kjo nuk u pranua nga mazhoranca, pasi sipas saj s’ka nevojë për debat në një cështje që është arritur konsensusi.

/LAPSI.AL/