• |
ide | kryesore

Mbledhja e parë me zv.ministrat/ Rama merr si shembull “Galaktikët” e Realit të Madridit

I pakategorizuar



Edi Rama është shfaqur sot krenar për kabinetin qeveritar ende pa filluar mirë nga puna. Në një takim me ministrat dhe zv.ministrat në godinën e kryeministrisë, Rama bëri një përshkrim të sfidave dhe ambicieve, duke mos u kursyer në lavde dhe elozhe për secilën skuadër në ministri.

Për t’i këshilluar ministrat dhe zëvëndësit e tyre, Rama solli shembullin e “Galaktikëve” të Realit të Madridit, skuadrës ku shkëlqenin emrat e futbollistëve të mëdhenj, por që nuk arriti të fitojë asnjë trofe, për shkak se i mungoi fryma e grupit.

“Na ishte njëherë një skuadër që për nga cilësia e individëve u quajt “Skuadra e Galaktikëve”, por “Galacticos” nuk fituan asnjë trofe pikërisht sepse nuk u bënë kurrë skuadër, grup, frymë në fushën e lojës. Dhe kundërshtarët tanë në fushën e lojës, që vetëm lojë nuk është, s’janë aspak të dobët, pëkundrazi janë të egër dhe të rrezikshëm, papunësia, korrupsioni dhe cinizmi, sa për të përmendur kryesorët. Kemi edhe një opozitë të dobët që ulëret dhe shan si ai frikacaku që bërtet për të kaluar pyllin natën, por ky është një rrezik më vete për skuadrën tonë dhe jo një lehtësi. Kemi edhe dy aletatë në këtë betejë, popullin, të cilin duhet ta fitojmë përditë me vepra, rezultate konkrete dhe dëshirën tonë” u shpreh Rama.