• |
ide | kryesore

Dosja e errët e Facebook (II) Si funksionon “fabrika e gënjeshtrave” ruse

Arkiva, Kryesore



Tashmë provat ekzistojnë se Rusët janë hedhur me kokë dhe me gëzim në zemër për të ndikuar përmes Facebokkut në fushatën presidenciale amerikane. Llogari fallco, publicitet i targetuar deri në detaje, ata kanë përdorur në mënyrë inteligjente të gjitha mundësitë që të jepë rrjeti social (shiko në pjesën e Parë të dosiesë/shkrimi poshtë).

Masa dhe pesha me të cilën Kremlini ka ndikuar në zgjedhjen e Trump mbetet akoma të zbulohet dhe është në hetim e sipër, por amerikanët kanë arritur të zbulojnë se ku gjendet “fabrika e lajmeve të reme” prej ku dirigjohej manipulimi i I facebookut kundër kandidates Hillari Klinton. Nga periferitë e Shën Petërburgut disa qendra “Kiber- ushtare” punonin gjatë gjithë kohës përmes llogarish fallco për të mbështetur politikën e Kremlinit dhe për të denigruar armiqtë e Rusisë. Edhe përpara se të fillonte fushata presidenciale në amerikë, mediat Ruse kishin raportuar për këtë fabrikë të prodhimit të lajmeve të rreme.

Një investigim i gazetës të pavarur “Novaia Gazeta” pati zbuluar një lidhje mes biznesmenit nga Shën Peterburgu Evgeny Prigogine dhe fabrikës së “trolls”. Ky afarist i mbiquajtur ndryshe edhe kuzhinjeri i Putinit (shiko foton Prigogine majtas) që njihet për lidhjet e tij të afërta me kremlinin është një nga aksionerët kryesorë të fabrikës së gënjeshtrave. Kompania e Prigoginit që njihet si një nga emrat më të mëdhenj të kuzhinës së Rusi, ka fituar shumë tendera shtetërorë, ka organizuar të gjithë ceremoninë e zgjedhjes president të Putinit, madje ai vetë i ka shërbyer shefave të shteteve kur ata takoheshin në Moskë dhe Shën Petërburg më liderin rus.

Të gjitha këto zëra kremlini k aka mohuar kategorikisht. “Ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne s’kemi dëgjuar për këtë gjë, dhe s’duam që emri ynë të lidhet me këtë histori Facebook-u ka thënë zëdhënësi i presidencës ruse Dimitri Peskov. Por eksperti i pavarur dhe specialist i kibernetikës Andrei Soldatov, në një intervistë që i ka dhënë gazetës Libaration dhe që Lapsi.al e ka lexuar, pohon krejt të kundërtën. “Gjithçka vendoset në Kremlin” pohon aid he vazhdon: “Ka një ndryshim me periudhën sovjetike, atëherë ishin njerëz të ndryshëm që merreshin me çështjet e brendëeshme dhe të tjera që mbulonin ato të jashtme. Ndërsa tani është një rreth i ngushtë njerzish në Kremlin që merret me të dyja”.

Por Soldatov nuk i jep shumë rëndësi teorisë së ndërhyrjes në zgjedhjet e ShBA. “Shumat e harxhuara në para janë shumë pak (rreth 100 mijë dollar ka pohuar shefi i Facebook, Mark Zucerberg). Kremlini ka vendosur shumë vonë të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane. Kjo ndodhi pas shpërthimit të skandalit Panama Papers ku dolën dokumenta për pasurinë maramendëse të Putinin. Vetëm pas kësaj, presidenti Rus vendosi të hakmerret dhe në fakt u bazua në të dhënat e “spiunëve” të Facebookut që për hir të së vërtetës Rusia i mblidhte që prej vitit 2015”. Pra sipas tij këtu kemi të bëjmë me një lëvizje taktike jo strategjike. Por Soldatov shton: “Kjo nuk përjashton fakin se që prej tre vitesh ka pasur njerëz që paguheshin për të ndërhyrë në rrjetet sociale të Amerikës, Anglisë dhe Francës”.

(Burimi Liberation/ Përshtati Lapsi.al)

Lapsi.al, do të botojë për disa ditë me radhë (poshte pjesa e pare ku flitet per menyren e manipulimit te Facebook) një dosie të publikuar nga gazeta franceze Liberation ku do të shtjellohen një nga një temat e përmendura më lart:

1-Si ndikoi Facebook ne fushatën amerikane?

2-Sa rrol luajnë postimet e sonsorizuara në politikat e vendeve të ndryshme?

3-Si funksionon fabrika e lajmeve të rreme në Shën Petërburg?

4- Autokritika e Mark Zucerberg dhe transparenca që do të bëjë për reklamën politike?

5- A mund të kontrollohet një gjigand me 2 miliard përdorues në muaj?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *