• |
ide | kryesore

Pashaportat për kosovarët/ Loja perverse e Thaçit për ta zhvendosur “hallin” në Tiranë

Arkiva, Kryesore, Lajme

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, që ka pasur për një kohë të gjatë marëdhënie të ngrira me homologun e tij Kosovar Thaçi, u gjend i surprizuar kur pa rakordim të mëparshëm dhe pa e njoftuar fare, presidenti i Kosovës i plasi bombën e paisjes më pashaporta të qytetarëve të vet. Ideja e hashim Thaçit ishte e thjeshtë: Europa po na penalizon me liberalizimin e vizave, n a ka shndërruar në një geto në rajon, prandaj Shqipëria duhet të na ndihmojë. Ajo duhet ti pajisë kosovarët me pashaporta shqiptare në mënyrë që ata të kënë mundësinë të lëvizin lirshëm në perëndim.

I kapur në befasi (rrallë ndodh një gjë në takime të tilla ku për të gjitha çështjet bihet dakord që më parë), presidenti i Shqipërisë arriti të belbëzojë se kjo nuk është rruga e duhur për të mbërritur tek qëllimi.

Por, me sa duket Hashim Thaçi nuk hoqi dorë. Ai e ka ripërsëritur idenë e tij edhe në një intervistë për radion gjermane Deutshe Velle duke theksuar madje se shteti shqiptar e ka obligim kushtetues ta bëjë këtë. “Ky mund të jetë një vendim që më tepër ka karakter fisnik dhe human. Kërkesa ime nuk është presion ndaj Shqipërisë por është nevojë, kërkesë fisnike dhe shumë humane. Shqipëria mendoj se do të sillet përgjegjshëm dhe përsëri kërkesa ime është edhe me e fuqishme sot që edhe Presidenti Meta edhe kryeministri Rama të jenë në kryerje të obligimeve kushtetuese dhe ligjore por edhe të përgjegjësive kombëtare që t’ua lehtësojnë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë nëpër zonën Shengen” tha ai për radion gjermane.

Pra ai e përsëriti edhe njëherë këtë thirrje duke ia adresuar këtë herë kërkesën edhe Edi Ramës.

Dhe menjëherë pas kësaj në shtypin e anës tjetër të kufirit filluan të gëlojnë titujt: “Pse po hesht Rama për pajisjen e kosovarëve me viza”?

Ideja është e thjeshtë liderët e shtetit amë bëjnë propagandë me Kosovën, luajnë me ndjenjat patriotike, me sombole dhe flamuj, por kur vjen puna për interesin e qytetarëve të Kosovës ata se vënë ujin në zjarr.

Në fakt historia nuk është kaq e thjeshtë. Eshtë e vërtetë që Brukseli po e denigron Kosovën për lëvizjen e lirë. Eshtë e vërtetë që ai po e mban peng megjithëse ajo ka plotësuar 94 nga 95 kushtet e plotësuara. Është e vërtetë që marëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, është një alibi absurde për të penguar lëvizjen e lirë.

Por të gjitha këto janë probleme që Prishtina duhet t’i zgjidhë me BE-në. Ajo duhet të negocjojë me BE-në dhe jo ti bëjë asaj presion përmes Tiranës.

Më mirë se kushdo këtë e di edhe Hashim Thaçi. Ai është i ndërgjegjshëm se vende si Shqipëria, që për shkak të kriminalizimit të tyre, kanë ngritur zëra në Europë për revokimin e lëvizjes së lirë, nuk mund ta luajnë këtë rrol.

Por Thaçi ka një problem tjetër. Ai ka premtuar personalisht me zë dhe me figurë, që kur kandidonte për kryeministër 7 vite më parë, se liberalizimi i vizave do të bëhej që atëhere.

Dhe sot kur ende nuk e ka rrealizuar ende një premtim elektoral, ai po kërkon ta transferojë problemin në Tiranë. Ai thjesht po e bën këtë si një lojë perverse për t’I hedhur sy kosovarëve. Ai po e bën këtë për të shmangur problemin nga pyetja: “Pse Brukseli nuk po na jep vizat e premtuara”, tek dilema tjetër: “Pse Shqipëria nuk po na ndihmon”.

Pikërisht këtu qëndron hilja e deklaratave të fundit të presidenti të Kosovës.

© LAPSI.al

 

1 Comment

  1. Dihet qe ne jemi ne krize, ne krize te gjithanshme si komb; si shqiptare. Jemi ne krize se liderat politike te shqiptareve; po e formuloj bute: jane te paafte. Politika mor President i Kosoves nuk behet me finte dhe pengmarrje, po ngrihet e behet ne forme racionale dhe me strategji; te afert dhe te larget. Te besh politike duke pasuar topin, ose me sakte te besh politike ne kohe krize, si deshtim dhe paaftesi te menaxhimit politik, si deshtim te politikes kosovare e shqiptare dhe te luash letrat e pengmarrjes duke i ngjyrosur me patriotizem pa patur nje strategji racionale, eshte njelloj si ne vaktin e shurres ku sa i kthen kurrizin miletit po te gjithe te shikojne se cfar po ben. Keto jane probleme fundamentale dhe nuk mund te konsumohen ne nje ebene populiste ne formen e pengmarrjes duke e zene gafil Presidentin. Problemi eshte e ju me ne fund duhet te kuptoni qe pergjegjes jeni ju per cdo gje dhe, hiqni dore nga pozicionimet kllouneske ku humbisni dinjitetin tuaj dhe te gjithe shqiptareve me deklarime e qendrime qesharake. Nuk e kuptoj cfar lloj qasje eshte kjo, ku nuk e keni pjekur me presidentin dhe me aktore te tjere te politikberjes nje plan apo nje strategji per pashaportat dhe per cfar cdo lloj perspektive qe koha mos ju gjej pa pregatitur Ju shtini ne ajer kot dhe laraskat vetem do tju bejne me gelasa. Ju jeni te gjithe tepaafte per te bere projekte. Eshte domosdoshmeri jetike qe shiptaret te flasin me nje ze dhe te kene projekte ne sirtar duke ju pergjigjur konstelacionve e konjukturave politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu