• |
ide | kryesore

TVSH për biznesin e vogël? Gjykata e Lartë “shuplakë” Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ideja e qeverisë për të futur biznesin e vogël në sistemin e TVSH ka marrë goditjen e parë ligjore. Në një lajm të transmetuar këtë të shtunë nga TCH thuhet se Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për padinë e Dhomës së Avokatëve të cilët kundërshtonin futjen e tyre në skemën e TVSH-së. Gjykata u dha te drejte avokateve. Ata thonë se vendimi mund të shfrytëzohet edhe nga profesionistët e tjerë të lirë. Aty citohet avokati Jordan Daci sipas të cilit “Përtej faktit që Gjykata e Lartë është shprehur vetëm për avokatët edhe profesionet e tjera të lira që ndodhen në të njëjtën situatë, praktikisht nëse do ti drejtoheshin gjykatës do ta kenë fituar, sepse vendimi unifikues ka vlerë detyrues për të gjitha gjykatat e tjera, sepse pavarësisht se gjykata u vu në lëvizje nga avokatët ajo ka shqyrtuar çështjen ligjore të vendimit të Këshillit të Ministrave”. Daci thotë se qeveria duhet të ketë parasysh këtë vendim gjykate kur të përgatisë paketën e re fiskale, në rast të kundërt, është rruga e hapur për të goditur qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.



1 Comment

  1. avokatet e shume profesione te tjera ne vend jane mesuar shume ndryshe perhere me justifikime harrojne keta se ne shume vende eshte nje profesion qe taksohet si gjithe te tjerat ashtu sic i marrin ato para per punne qe kryejne ashtu duhet edhe te ndergjegjesohen per detyrimet qe kane ndaj shtetit keshtu ndodh gjithandej vetem ketu te ne vazhdohet diskutohet te paguajme apo jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *