• |
ide | kryesore

Bushati i përgjigjet Athinës Zyrtare: Pranojmë edhe modelin grek, nëse ekziston një i tillë

Arkiva, Të fundit

Ka reaguar ministry ynë i jashtëm, Ditmir Bushati pas deklaratve të Athinës zyrtare një ditë më parë, lidhur me miratimin e ligjit të pakicave kombëtare. Bushati është përgjigjur duke i kujtuar homologut të tij Kotzias se është kërkuar një model prej tij.


Të gjithë kolegëve, qofshin këta fqinj apo jo, përfshirë edhe Greqinë, gjatë këtyre dy viteve e gjysmë punë që është bërë për hartimin e këtij ligji, i kam kërkuar që të na parashtrojnë gjithashtu eksperiencën e vendeve të tyre. Ne kemi qenë dhe mbetemi të hapur për të studiuar çdo lloj modeli për pakicat, duke përfshirë edhe modelin grek, nëse një i tillë ekziston”, – tha Bushati.


Kreu i diplomacisë shqiptare i është përgjigjur dhe presidentit grek, i cili e cilësoi “amatorizëm ndërkombëtar” lëvizjen e Shqipërisë.

Amatorizimi kam frikë se duhet kërkuar nëpër kryeqytetet e vendeve të tjera, por kurrësesi në Shqipëri”, – shtoi Bushati.

 

2 Comments

  1. Pallavra facebook-u di gjithe politika shqiptare! Shqiperia nuk ka nevoje per modele Bushat se ka aderuar ne konventen kuader dhe pikerisht kjo konvente eshte modeli. Te kerkosh modele jashte modelit qe ke aderuar, do te thote te kerkosh justifikime per mutin qe ke bere!

    1. Andreas shqiperia respekton edhe greqia ska model ose nuk bene model se humbet shume edhe kjo eshte qe ti edhe greku mos te na cajne karin me fjale kur me vepra sbejne asnjegje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu