• |
ide | kryesore

Zbulohet çifti më i ri i showbizzit shqiptar (Foto)

Arkiva, Paparazzi



A mund të themi që Samanta Karavello dhe Capital T janë çifti më i ri i Showbiz-it shqiptar? Së fundmi këngëtarja e hitit “Zemrën maje” dhe reperi nga Kosova ndodhen në SHBA. Ata kanë postuar disa foto në profilet e tyre në Instagram, ku ajo që na bie në sy është sfondi i njëjtë, duke na shtuar kështu dyshimet se janë bashkë.


Capital T po zhvillon një tur koncertesh në Amerikë, e ndërsa Samanta ndodhet atje prej pak ditësh, arsyen nuk e dimë ekzaktësisht…Sigurisht nuk përjashtojmë mundësinë që dy këngëtarët kanë vizituar të njëjtin vend gjatë qëndrimit të tyre në Amerikë dhe nuk e dinë se çfarë ka njëri apo tjetri në Instagram, ose ndoshta ata ndodhen së bashku për koncert dhe kanë shfrytëzuar një moment pushimi për të shëtitur, vendi u ka pëlqyer shumë dhe i kanë shkrepur njëri- tjetrit disa foto të bukura.

Mund të jetë totalisht një rastësi, por sikur nuk besojmë dhe shumë në to. Edhe Marina dhe Getoari, nëse e mbani mend, kanë ndjekur të njëjtën formë…ndoshta të njëjtën gjë po bën dhe Capital T me Samantën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *