• |
ide | kryesore

Vjedhje, prostitucion dhe kontrabandë. Arrestohen motër e vëlla në Durrës

Arkiva, Lajme



Motër e vëlla janë vërë në pranga nga policia e Durrësit, pasi kërkohen nga Italia për shfrytëzim prostitucioni. Arben Plaku, 51 vjeç, dhe Resmije Rrahmani (Plaku), 57 vjeç, të dy banues në Shijak janë ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Interpol Roma i ka shpallur në kërkim ndërkombëtar që në datë 17 mars 2015.

Gjykata e Genovës në Itali për Arben Plakun ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Kontrabandë të personave”, ndërsa e motra Resmije Rrahmani, është dënuar me 3 vite e 3 ditë burgim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *