• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Rama koka e mafias, ka rënë si Kryeministër. I pata thënë Ilir Metës, mos e beso

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar sot qeverinë dhe kryeministrin Rama për lidhje me bandat e drogës. E ftuar në Abc News, ajo ka thënë se bandat e drogës ishin sponsorizues të fushatës së PS-së në të gjithë vendin. Kryemadhi tha se Rama ka rënë si Kryeministër.

Për mua Edi Rama nuk është më Kryeministër i Shqipërisë. Moralisht ai ka rënë si Kryeministër. Ai është koka e mafies, koka e krimit të organizuar që lëviz të gjitha hallkat. Unë ia kam thënë edhe Ilir Metës, mos e beso”, u shpreh Kryemadhi.

Më herët gjatë ditës LSI ishte pjesë e tryezës së partive opozitare bashkë me PD-në, duke krijuar një front të ri kundër qeverisë ‘Rama 2’.

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *