• |
ide | kryesore

Bllokohet gomonia e Moisi Habilajt në Babicë, priten arrestimet e policëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një natë pas aksionit kundër Habilajve në Vklorë, policia dha njoftimin drogën e gjetur. Gjithsej u sekuestruan 3978 kg kanabis, u arrestua Armando Koçerri dhe dy vetë u shoqëruan. Një gomone që i përkiste Moisi Habilajt, një armë gjahu dhe municione u sekuestruan.
“Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën narkotike si edhe një mjet lundrues gomone në pronësi të Ferdindand Habilaj, me prokurë përdorimi nga Moisi Habilaj, një armë gjahu, si dhe një sasi fishekësh pistolete dhe automatiku” thuhet në njoftimin e policisë.
Lajm i keq për Habilajt është se edhe pasuria e tyre do të vlerësohet. Asetet me burime të dyshuara nga trafiku i drogës do të sekuestrohen.
Italianët duket se janë përfshirë në hetime bashkë me prokurorinë dhe policinë shqiptare. Burime nga prokuroria thanë se dyshohet se një numër i madh policësh kanë bashkëpunuar me Habilajt për trafikun e drogës. Për këtë çështje priten arrestime të tjera./Lapsi.al



4 Comments

  1. Une demokrat jam por qe policia po ndryshon fytyre me ministrin e rri po ndryshon dhe nuk e luan as topi.

  2. Jam oficer policie ne policin e Tiranes dhe dua te them qe ka disa muaj qe policia ka ndryshuar totalisht, puna vleresohet dhe nuk anashkalohet.

  3. E tha qe ne fillim te detyres ministri luft pa kompromis kunder kanabisit dhe po e realizon. Ktij i flet puna vlla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *