• |
ide | kryesore

“Kërcënimi” i Tahirit: Do të vijë dita të merrem me ata që ma bënë këtë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë një kërcënim të hapur në studion e emisionit “Opinion”. Duke qenë se ai e shpalli vetën “të pafajshëm” për akuzat e ngritura, Tahiri u pyet nëse kishte dyshime që kjo çështje kishe emra të përveçëm që qëndronin pas saj. Në këtë pikë Tahiri tha se “nuk i interesonte fare kjo loja kukamshehti me pyetjet “është ky apo ai parapa” por shtoi se “të jeni të bindur se do të vijë dita që unë do të merrem me ta”.
“Nëse do të kisha aleanca me këta të korridoreve të pushtetit do të isha i paprekshëm sot” – tha Tahiri më pas i nervozuar. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *