• |
ide | kryesore

‘Nuk keni parë gjë akoma’. A është ky kërcënimi i Tahirit për Ramën?

Arkiva, Lajme, Të fundit



‘Nuk keni parë gjë akoma’. Kaq ka thënë Saimir Tahiri për gazetarët e mbledhur para shtëpisë së tij dhe më pas u largua me një fuoristradë të zezë.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë ish-Ministri me këtë frazë të njohur mirë për publikun, që prej shtatorit 2013, kur Rama ia tha opozitës në Kuvend.

‘Nuk keni parë gjë akoma’, e përdorur në këtë moment nga Saimir Tahiri, ngjan si një lloj kërcënimi për Kryeministrin Edi Rama, i cili me ragimet e deritanishme të le të kuptosh se e ka ‘shitur’ përfundimisht ish-Ministrin , që ai e quante si më i suksesshmi i mandatit të tij të parë.

Me interes të madh pritet mbrëmja e sotme, kur Tahiri do të flasë më gjatë për publikun në emisionin ‘Opinion’. Mbetet për t’u parë se çfarë do të thotë ai për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij, qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama dhe dosjen me përgjime të italianëve, ku del në shumë raste edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm.

© LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *