• |
ide | kryesore

Vetëm pak javë pasi bëri publike ndarjen me Chris Pratt, Anna Faris fotografohet me të dashurin e ri

Arkiva, Paparazzi



Anna Faris është fotografuar e me të dashurin e saj të ri, Michael Barret, vetëm pak javë pasi ka bërë publike ndarjen e saj me bashkëshortin, Chris Pratt.

Aktorja 40-vjeçare dhe kineasti 47-vjeçar janë fotografuar më 9 shtator së bashku me djalin e Anna, Jack, në një festë karnavalesh, në Malibu, Kaliforni.

Faris dhe Pratt bënë publike ndarjen e tyre zyrtare më 6 gusht përmes rrjeteve sociale.

Faris dhe Barret janë fotografuar gjithashtu më 23 shtator në një restorant me prodhime deti në Malibu, sipas një artikulli të publikuar ditën e mërkurë nga “TMZ”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *