• |
ide | kryesore

Përplasje me armë në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një përplasje me armë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” gjatë një konflikti të çastit ku një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri pistolete.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të lokalit para të cilit ndodhi konflikti dhe ka identifikuar personat e përfshirë në konflikt. Dyshohet se të paktën dy persona nga grupi i përfshirë në konflikt kanë qenë të armatosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *