• |
ide | kryesore

Sot në orën 11:00 vendoset fati i Saimir Tahirit

Arkiva, Të fundit


Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot në orën 11: 00 për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit. Prokuroria për Krimet e Rënda i ka kërkuar dje Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, me qëllim arrestimin e tij për dy akuza, trafik droge dhe korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Këshilli i imuniteteve që ka në dorë fatin e Tahirit përbëhet nga 10 antarë: Gramoz Ruçi , Vasilika Hysi ,Bledar Çuçi ,Klotilda Bushka , Ulsi Manja, Eduard Halimi , Nasip Naço, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj dhe Dhurata Çupi.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve ishte planifikuar të zhvillohej ditën e djeshme në orën 19:00, por kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi shtyrjen për ditën e stome në orën 11:00.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *