• |
ide | kryesore

Një gol në 15 ndeshje, por Dinamo e merr për të zgjidhur ‘hallet’ e sulmit: Ardit Tahiri përforcimi i Mehmetit

Sport
Ardit Tahiri



Në merkato Dinamo i ka të qarta idetë, sepse ashtu i ka edhe Dritan Mehmeti. Tekniku i nëndetses kishte kërkuar të paktën tre përforcime: një sulmues, një organizator dhe një mbrojtës. E duket se për sulmin e ka zgjidhur çështjen, duke qenë se ka pikasur profilin e pëlqyer për sulmin: Ardit Tahiri kosovari i Dritës është një hap pranë firmës me kryeqytetasit.

21 vjecari, që ka debutuar në elitën e futbollit kosovar që tre vjet më parë, është një qendërsulmues tipik, edhe pse te mardhënia me golin nuk është se është impresionues. 94 ndeshje në total me Dritën dhe 18 gola, ndërsa në këtë sezon në 15 prezenca Tahiri e ka gjetur vetëm njëherë rrugën e rrjetës. Megjithatë mosha e re e djaloshit dhe marzhi i përmirësimit, sidomos me Mehmetin, një që me të rinjtë di të punojë, e bëjnë optimiste lëvizjen. Ardit Tahiri do të bashkohet kështu me Kaçorrin e Zabërgjën përpara, duke i dhënë mundësinë Lorenco Vilës të luajë në krah, në rolin e tij natyral.

Lexo më tejPartizani/ Xhuljano Skuka vishet i kuq, nesër në Antalia: 6 muaj për të rifituar Metz

Nëse mendon për afrimet, Dinamo kujdeset edhe për daljet ku për Ali Samake ka ardhur fundi i aventurës me blutë. 23 vjeçari i rritur te moshat e Torinos nuk arriti të bindë askënd te Dinamo mes huazimeve dhe 7 prezencave të këtij viti. Mbrojtësi nga Mali do të krijojë kështu hapësirën edhe për përforcimin difensiv që kërkon Mehmeti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *