• |
ide | kryesore

Video/ Qirko pret penalltinë e shpëton Partizanin: Shehi i jep fund krizës në derbi

F1, Sport, Video
Qirko



Partizani kthehet të fitojë pas 4 ndeshjesh pa sukses, duke thyer 2-0 Dinamon në derbi. Skuadra e Mehmetit ishte favorite për serinë e rezultateve të bëra, por në Arenën e Demave zhgënjeu. Partizani dominoi fushën dhe shkoi në gol me dy sulmues. Bintsouka e Keko vendosën ndeshjen, por heroi është Qirko. Portieri i të kuqve priti penalltinë e Denison me rezultatin 1-0. Dalja e Goudjabi me karton të kuq në minutën e 47’ thjeshtoi shumë gjërat.

Video/ Goli i Bintsouka

Partizani i Orges Shehit ishte dominues në derbi dhe në 30 minutat e para pati një dominim total. Në minutën e 30’ Bintsouka zhbllokoi ndeshjen, duke shënuar golin e avantazhit. Dinamo sidoqoftë mund të kthehej në lojë në fundin e pjesës së parë, kur fitoi një penallti. Denison nga pika e bardhë u ndal nga Pano Qirko, që mbajti portën e paprekur.

Video/ Penalltia e pritur nga Qirko

Gjërat u komplikuan në fillimin e të dytës për Dinamon, që mbeti me 10 lojtarë. Në minutën e 47’, Mehmeti u detyrua të luante me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Goudjabi. Në avantazh të një goli e një lojtari, Partizani fundosi goditjen me Albers Kekon, i cili u hodh në fushë në minutën e 65 në vend të Bintsouka. 5 minuta iu deshën sulmuesit për të bërë 2-0.

Video/ Goli i Kekos

Pas këtij triumfi Partizani duket se ka lënë pas krizën, duke u afruar një pikë larg Vllaznisë në vendin e dytë. Dinamo, me 46, sa Tirana duhet të ruhet edhe nga Skënderbeu me 44.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *